Koronavirusi/3000 të prekur brenda 24 orësh në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania ka shënuar një numër të lartë të të prekurve me koronavirus, ku vetëm 2,958 persona janë infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa gjithsej numri shkon në 13,957 raste.

Këto janë të dhëna që janë bërë publike nga kreu i Institutit Robert Koch (RKI) dhe agjencia federale e shëndetit publik në Gjermani.

Deri më tani në Gjermani kanë ndërruar jetë 31 persona, ku vetëm 11 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Ne do të shohim më shumë fatalitete gjatë disa javëve të ardhshme – përfshirë këtu në Gjermani”, ka paralajmëruar kreu i RKI-së,  Lothar Wieler

Sipas tij, “Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të pranohen në dhomat e urgjencës dhe më shumë njerëz do të kërkojnë ndihmë të frymëmarrjes dhe për këtë arsye duhet të kemi frikë se nuk do të ketë ventilatorë të mjaftueshëm”.

Ai paralajmëroi se Gjermania është vetëm në fillim të shpërthimit të koronavirusit. Ndërsa iu bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën e tyre për të luftuar pandeminë.

Nëse ka ende njerëz në vendin tonë që nuk e besojnë këtë, të cilët nuk më besojnë mua, të cilët mendojnë se kjo është panik, atëherë unë vetëm mund t’u bëj thirrje atyre që më në fund të hapin sytë nga ky realitet. Nëse të gjithë i përmbahen asaj që është caktuar, ne mund ta ngadalësojmë këtë epidemi në maksimumin e mundshëm”, u shpreh ai.


Të fundit

Amnistia fiskale/ Rama u tregon “derën” ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama ftoi trojkën e amabsadorëve në një takim për amnistinë fiskale, ku vetë nuk ishte i pranishëm...

Amnistia fiskale/ Kim: Mos e bëni, rrezikoni BE-në, Rama i vendosur për ta kaluar

Kambanat e Juri Kim Kritikat për “paratë e pista” dhe qëndrimet për Berishën e Metën Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është shprehur kundër amnistisë...

Horoskopi ditor, 30 shtator 2022

DASHI Përpiquni të qëndroni të qetë, sepse jo gjithçka shkon sipas planit. Në të kaluarën e afërt, në fakt, ka pasur disa diskutime dhe zënka,...

Vajza iu vra gjatë protestave, babai kërcen në varrimin e saj pas premtimit se…(Video)

Që pas publikimit të lajmit për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, Irani është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme,...

Lajme të tjera

Web TV