Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Arben Ahmetajn, ministër Shteti për Rindërtimin, i ngarkuar nga Qeveria edhe për situatën në përballjem e COVID-19. Ahmetaj e ka njohur Presidentin me masat e ndërmarra nga Qeveria për këtë situatë.
Ndërkohë, Meta bën me dije se po diskutohet mundësia pr mbledhjen në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Njoftimi i Metës
Sot në mbrëmje prita me kërkesën time, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga Qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale ? #COVID19.
U njoha nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga Qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutuam mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë. ??