Të dielën do mbyllet çdo gjë. Rama tregon masat e reja të ashpra: Fillojnë nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga nesër, e shtunë ora 13.00, të dielën dhe deri në orën 05.00 të së hënës, çdo aktivitet në Shqipëri do të jetë i mbyllur. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije masat e reja të ashpra që kufizojnë lëvizjet për shkak të koronavirusit.

Nesër orari i lëvizjes  dhe funksionimit të dyqaneve do të jetë 05.00 – 13.00, për t’u mbyllur plotësisht deri të hënën, në orën 05.00.

Reagimi i Ramës

Kryeministri Rama ne facebook: NGA NESËR REGJIMI I LËVIZJES NDRYSHON, SEPSE NUK KEMI ASNJË ORË E JO MË DITË PËR TË HUMBUR ME EDUKIMIN E TË PABINDURVE, TË CILËVE SHUMË SHPEJT DO TË DETYROHEMI T’UA KTHEJMË ME TË NJËJTËN MONEDHË, JO VETËM DUKE I NDËSHKUAR ME GJOBAT E SANKSIONET NË FUQI PO EDHE DUKE U NDËRPRERË ÇDO LLOJ NDIHME E SHËRBIMI SHTETËROR!

THIRRJET PËR MIRËKUPTIMIN E TYRE PO MBAROJNË!

? NGA NESËR ORARI I LËVIZJES DO TË JETË 05.00 – 13.00! KY DO TË JETË NË VIJIM EDHE ORARI I PIKAVE TË SHITJES SË USHQIMEVE, ILAÇEVE APO SHËRBIMEVE BANKARE, SI EDHE ORARI I PUNËS SË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS.

? NGA NESËR NË ORËN 13.00, GJATË GJITHË DITËS SË DIELË, DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, DO TË JETË GJITHÇKA E MBYLLUR, NË TË GJITHA QENDRAT URBANE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. NË RRUGË DO TË JENË VETËM FORCAT E POLICISË, USHTRISË, NJËSIVE KRITIKE TË SHËRBIMEVE SHTETËRORE DHE ATYRE TË KOMPANIVE MEDIATIKE!

KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË! PRANDAJ MBLIDHENI MENDJEN BASHKË ME MUA QË DUHET TË SHTRËNGOJMË ÇDO DITË VIDAT E ZINXHIRËVE MBROJTËS, NËSE NUK DUAM TË NA GRIJË SI HELMI MIZAT!

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV