Nga qyteti i Shkodrës janë dërguar në drejtim të Institutit të Shëndetit Publik 10 mostra për të marrë përgjigje për 10 raste të dyshuara me koronavirus.
Mostrat janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë edhe me 10 raste të tjera me koronavirus. Ndërkaq nga Shkodra janë konfirmuar dy raste me Covid-19.
Në Shqipëri numri i të prekurve ka shkuar në 123 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 5 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.
Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjeçari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.
Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 72 qytetarë
- Durrës 8 qytetarë
- Lushnje 4 qytetarë
- Elbasan 2 qytetarë
- Fier 12 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 4 qytetarë
- Korcë 9 qytetarë
- Vlorë 4 qytetarë
- Shkodër 2 qytetarë
- Lezhe 1 qytetarë
- Berat 1 qytetarë
- Has 2 qytetarë