Covid-19/ Humb jetën gruaja nga Dibra në Maqedoni, infektohen dy pjesëtarë të ushtrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Maqedoninë e Veriut shënohet viktima e tretë nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i shëndetësisë. Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Dibra, e cila ka qenë prej të parave të shtruara në Qëndrën Klinike të Shkupit.

Pacientja e ndjerë prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej në respirator, ndërsa në spital gjendet edhe bashkëshorti i saj.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut ka lajmëruar se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus (Covid-19), ndërsa që të dy nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.

“Të dy pjesëtarët e Armatës, një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit. Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se janë marrë të gjitha masat menjëherë pasi janë vërtetuar rastet në fjalë.

“Restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike. Restoranti do të mbyllej për 24 orët e ardhshme. Të gjithë që supozohen që kanë pasur kontakt me kontakt me personat e infektuar tashmë janë në vetizolim”, shtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV