Covid-19/Rama urdhër Sandër Lleshajt: Të moshuarit ktheji në shtëpi! Nuk ka më “jo më fal, jo po…”-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt që policia të kthejë në shtëpi çdo të moshuar që shihet në rrugë, pasi ata janë edhe kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi.

Duke folur me secilin ministër për përballimin e situatës ndaj koronavirusit, Rama ka adresuar problematikat te kabineti qeveritar duke nisur që nga monitorimi i situatës nga policia dhe ushtria e deri tek ndihma që do t’u jepet familjeve në nevojë dhe biznesit të vogël.

Kryeministri Rama i kërkoi ministrit të Brendshëm që të zgjidhë problemin me të moshuarit që dalin në rrugë, gjë të cilën sipas Ramës ai e kishte hasur shpesh ditën e sotme gjatë një inspektimi në terren.

Sot isha në terren. Pashë që tregjet ishin në rregull. Po kemi një problem me pensionistët. Pensionistët duhen kthyer në shtëpi. Policia duhet t’i kthejë në shtëpi. Duhen kthyer nga rruga. Patrulla e policisë që mbikëqyrin terrenin duhet të kthejnë të moshuarit në shtëpi. Nuk ka më “jo më fal, jo po se ja po shkoj deri këtu..”, theksoi Rama duke treguar justifikimet me të cilat u has ditën e sotme në takimet e tij me të moshuar.

Kryeministri gjithashtu kërkoi nga ministrat që pensioni të moshuarve t’u dërgohet  në shtëpi, pasi nëse dalin ta marrin vetë, atëherë sipas Ramës hedhin në ‘erë’ të gjithë skemën në përballimin ndaj koronavirusit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV