Covid-19/Paralajmërimi i tmerrshëm i emisionit italian: Ja si e krijuan kinezët super-virusin në laborator-VIDEO  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni italian “Tgr Leonardo” ka bërë që në vitin 2015 një paralajmërim të tmerrshëm mbi koronavirusin që po vret sot njerëzit në mbarë botën.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.”

Kështu niste emisioni i “Tgr Leonardo” më 16 nëntor 2015; ku fundi i emisionit shtronte pyetjen: “A ja vlen rreziku?”.

Ky mendohej se ishte një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë me virusin sars të marrë nga lakuriqët dhe pneumoni akute të marra nga minj duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit”.

“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi; por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh“, thuhet në atë emision, të cilin mediat italiane e kanë sjellë sërish për publikun.

Sipas emisionit, koronavirusi gjendet tek lakuriqët e llojeve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” të prekur me virusin Sars, që shkakton pneumoni akute megjithëse jo në mënyrë fatale tek minjtë, ndërsa proteina e bën hibridin të përshtatshëm për të prekur njerëzit, konfirmonte eksperimenti i atëhershëm.

“Me të vërtetë pikërisht kjo molekulë e quajtur SHCO14- vazhdon emisioni- lejon koronavirusin të bashkohet me qelizat tona të frymëmarrjes, duke nxitur sindromën.

Sipas studiuesve, organizmi, ai origjinal dhe madje edhe më shumë ai i krijuar në laborator, mund të infektojë njerëzit direkt nga lakuriqët, pa kaluar nëpër një specie të ndërmjetme siç është miu.

Vetëm një vit më parë qeveria amerikane pezulloi fondet për kërkime që synonin t’i bënin viruset më ngjitëse por moratoriumi nuk ndaloi punën e kinezëve tek Sars, e cila ishte tashmë në një fazë të përparuar dhe e konsideronin jo aq të rrezikshëm.

Lexo edhe :  Alarm për motin, ndërpritet ndeshja e Botërorit të Klubeve

Megjithatë, për një pjesë të botës shkencore, shanset që virusi të kalojë tek njerëzit do të ishte i parëndësishëm në krahasim me përfitimet.

Emisioni solli reagime të shumta, ku nga qeveritarët italianë ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV