Pëllumb Pipero nxjerr fotot nga Infektivi: Së bashku do e fitojmë këtë betejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thekson se së bashku me kolegët e tij do ta fitojnë betejën ndaj koronavirusit.

Pipero ka publikuar fotot nga  me kolegët e tij  në “Facebook”, të cilat vijnë nga Spitali Infektiv i kthyer tashmë në një spital vetëm për COVID-109.Mjeku Pipero shkruan se pavijonet e spitalit Infektiv po hyjnë në betejë njeri pas tjetrit dhe se këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar dhe të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid-19.Mesazhi: Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë. Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid-19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse iu duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV