Një paciente 52-vjeçare nga Vlora ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e koronavirusit.
Ajo ishte shtruar te Infektivi prej katër ditësh në QSUT. Por dy ditët e fundit gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe po trajtohej në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, pacientja e cila vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
52-vjeçarja është viktima e 9 që ka shkaktuar COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës, ka apeluar ndaj qytetarëve që të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.
Ministria iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se paraqesin simptoma të koronavirusit.