Alma Neco dhe Adriada Meta janë dy nga 30 mjekët shqiptarë të nisur drejt Bergamos, Itali. Dy vajzat me profesion anesteziste u nisën këtë të shtunë drejt Italisë për t’iu ardhur në ndihmë kolegevë të tyre italianë.
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin më 27 mars për të dërguar në Bergamo, epiqendrën e virusit në Itali, 30 mjekë që do u vijnë në ndihmë kolegëve italianë. Fondi prej 11 milionë lekë për pagat e mjekëve dhe infermierëve do të paguhet nga qeveria shqiptare. Mjekët shqiptarë do u vijnë në ndihmë kolegëve italianë, të cilët po përballen prej më shumë se një muaj me tragjedinë që po shkakton COVID-19.
Shqipëria bëhet shteti i radhës pas Kinës, Rusisë dhe Kubës, që dërgon mjekë për të shpëtuar italianët nga koronavirusi. 66.414 është numri i personave të infektuar në Itali nga COVID-19, ndërsa 9.134 njerëz kanë humbur jetën./Fjala.al