Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogertra Manastirliun kanë përcjellë sot një grup mjekësh e infermierësh për t’i ardhur në ndihmë Italisë në luftën ndaj koronavirusit.
Manastirliu ka thënë se këta mjekë e infermierë janë shembulli që duhet ndjekur nga çdo i ri dhe theksoi se ky grup që sot po niset për në Itali është i ri në moshë.
Ministrja ka theksuar edhe që shpreson që asnjë prej tyre të mos bjerë në luftën ndaj koronavirusit.
“Infermierët dhe mjekët jo vetëm do japin kontributin e tyre, por do japin dhe shembull për të tjerët, pasi janë të rinj dhe duan të jenë modeli i heronjve të heshtur përpara luftës me covid-in jo çfarë duhet të jenë mjekët.
Janë nga e gjithë Shqipëri, do doja që askush të mos bjerë pre e këtij armiku dhe ju premtoj se përsa kohë që sdo jeni ju këtu do kujdesemi ne për familjarët tuaj.”-tha ajo./Fjala.al/