Zhdukja e Dodë Prengës, lirohet Bajram Hajri: Është i sëmurë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Ka lënë qelinë më i vjetri i grupit ta Hajrajve që u arrestua në akuza të shumta dhe të rënda që lidhen me zhdukjen e Dodë Prengës. Edhe pse Apeli ua refuzoi lirinë atij dhe katër të rinjve që ishin pjesë e masakrës më të madhe të ndodhur në dekadën e fundit në vendin tonë, tashmë bëhet me dije se ai e ka lënë qelinë për shkak se ka qenë i sëmurë.

Ende nuk dihet se përse u la për tani lirii, pasi Bajri ishte i sëmurë edhe më parë kur u arretsua dhe të dy gjykatat e lanë në qeli. Ai ka qenë me një veshkë dhe tashmë është lënë i lirë. Ai ishte nën akuzë bashkë me të birin Lonardin ndërkohë që sipas policisë dhe prokurorisë ata janë thuajse pesonat më të rëndësishëm në rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të pukjanit. Ende asnjë e dhënë nuk ka vijuar të dalë nga hetimet për shkak të pandemisë derisa ditën e sotme u la i lirë 64-vjaçari.

Gjykata Penale më 31 janar i la në burg të gjithë të arrestuarit, Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Para trupës gjykuese, të gjithë akuzuarit e kanë mohuar krimin.

Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën.

Lexo edhe :  Basha zbulon qëndrimin e Greqisë për Kosovën

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV