15 lojtarët që do të bëhen më të mirët në botë sipas Lionel Messit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi është padyshim njëri ndër më të mirët në historinë e futbollit, mirëpo nuk ka shumë koha para se të dalë në pension.

Ylli argjentinas ka thyer rekordin me triumfin e gjashtë Topave të Artë, ndërsa ka shënuar 627 gola në 718 paraqitje për Blaugranasit.

Por, 32-vjeçari ishte i ftuar në një intervistë nga FIFA ku është dashur të emërojë 15 talentët që sipas tij do të bëhen më të mirët në botë.

Argjentinasi ka shkruar nga një fjalë për çdo 15 talentët:

Trent Alexander-Arnold – “Një mbrojtws i cili është mbresëlënës që ecën përpara në sulm, është e ardhmja”.

Christian Pulisic – “Ai ka ekuilibër dhe shkathtësi të madhe”.

Mason Mount – “Pasi e kam shikuar atë duke luajtur ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”.

Phil Foden – “Ai di të bëjë gjëra të mahnitshme në lojë. Ai ka një talent të madh.”

Jadon Sancho – “Aftësia e tij për të dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse.”

Luka Jovic – “Një lojtar magjik që e bën të pamundurën, të mundshme”.

Kai Havertz – “Lëvizjet e tij para golit janë aq mbresëlënëse për një lojtar kaq të ri”

Eder Militao – “Një talent fenomenal dhe një konkurrencë e ashpër”.

Ousmane Dembele – “Ritmi i tij është i frikshëm në stërvitje”.

Houssem Aouar – “Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbët e tij me një cilësi të shkëlqyer teknike”.

Frenkie de Jong – “Një nga pasuesit më të realizuar që kam parë ndonjëherë për moshën e tij”.

Joao Felix – “Një nga lojtarët më të ri dhe emocionues në botë tani”.

Lexo edhe :  PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Kylian Mbappe – “Ai është kaq i shpejtë dhe ai mund të përfundojë rastet. Shumë i rrezikshëm”.

Joshua Kimmich – “Një mbrojtës shumë i talentuar i cili ofron kaq shumë asistime”.

Benjamin Pavard – “Një mbrojtës i stilit të lartë që mund të godasë një top aq mirë”.

Të fundit

Kush e fiton “BBV3”? Ja çfarë thotë opinionistja e Për’puthen

Opinionistja Neda Balluku, përmes një “Ask me a questions” në Instagram ka folur me ndjekësit e saj për tema...

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme. “Në çdo fjalë që...

“Qëndrimi për Berishën s’ka ndryshuar”/ Diplomati amerikan: Personat non-grata…

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për Zërin...

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e dëborës, Qafë Thora ‘pushtohet’ nga bardhësia

Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit ka rikthyer reshjet e dëborës në Qafë Thore. Gjatë mëngjesit të sotëm, e gjithë zona është mbuluar...

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e...

Lajme të tjera

Web TV