Covid-19/Banka Botërore jep alarmin e frikshëm: Ja sa milionë njerëz do të mbesin në varfëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore ka dhënë një alarm të frikshëm lidhur me krizën ekonomike që mund të prodhojë koronavirusi. Sipas saj, kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor.

Në raportin e saj të fundit, Banka saktëson se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, ndërsa ka paralajmëruar një “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industritë e prekura nga virusi.

Kjo pritet të godasë vendet si Tajlanda, Ishujt e Paqësorit, të cilat mbahen me anë të Turizmit. Po ashtu edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia.

Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të pritet që të mbesin në varfëri, ku 25 milionë persona mund të mbesin të varfër në Kinë.

Banka Botërore thekson se linja e varfërisë si mbijetesë do të jetë me 5.50 dollarë në ditë apo më pak.

Ajo parashikon se rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV