Mjeku Tritan Kalo ka bërë publike disa kartolina falenderuese, të marra nga ai dhe i gjithë stafi mjekësor që dodhet duke luftuar me koronavirusin të Spitali Infektiv, nga nxënësit e gjimnazit “Muharrem Çollaku”.
Përmes një postimi në “Facebook” Kalo ka publikuar foto të kartolinave dhe falenderon këta nxënës për gjetjen origjinale, siç e thotë dhe ai vet.
Ndërkohë, duhet theksuar se që në momentet e para të identifikimit të Covid-19 në vendin tonë qytetarët u solidarizuan shumë me mjekësinë dhe janë munduar ta shfaqin në mënyra të ndryshme falenderimin ndaj tyre.
Postimi i Tritan Kalos:
MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra, POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuku ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!/Fjala.al/