Arrestohet vlonjati, në 2017-n iu gjetën 30 kg kanabis në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Emri i Ramicës u bë i njohur kur nga Vlora në drejtim të Italisë niseshin avionë të ngarkuar me kanabis. Lënda grumbullohej nëpër fshatrat e bregut e shkonte deri në Sevaster, duke marrë thuajse gjithë sasinë që ishte e kultivuar. E ndërkohë që policia dokumentonte raste të ndryshme që lidheshin më trafikim në rrugë tokësore, avionët e drogës kalonin qetësisht ditëve të diela në mëngjes për tu zbrazur në Itali.

Po aso kohe, policia mbërriti për kontroll në një banesë të një familjeje në Ramicë. Aty gjeti një sasi prej afro 30 kg kanabis. Personat që u gjenden aty thanë se nuk kishin dijeni, ndërkohë që policia tha se personi që dyshohet që i përkiste droga kishte ikur në drejtim të paditur. Inton Adem Veshaj është arrestuar sot. Ai është gjendur në banesë me familjen e tij, ndërkohë që të dhënat flasin se ai ishte në kërkim për trafik droge pasi gjykata e ka dënuar me 4.4 vite burgim.

Njoftimi policia

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Vlorës, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, vijon punën e pandërprerë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërie në fusha të ndryshme dhe si rezultat ka bërë të mundur realizimin e operacionit “Ramica”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë kapja e shtetasit në kërkim kombëtar Inton Veshaj, 49 vjeç, në banesën e tij, në fshatin Ramicë të Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 49-vjeçarin, me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja i përket muajit shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa”.

Lexo edhe :  Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

Shkurt 2017

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për një 46 vjeçar, banues në fshatin Ramicë, pasi në banesë, iu gjet dhe bllokua 29 kg e 700 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e tij”. Në buletinin e ministrisë së Brendshme, në të cilin rënditeshin operacionet e policisë, në rastin e fundit të muajit shkurt të atij viti shkruhet edh epër këtë rast, por pa emër dhe as ndonjë familje konkrete.

Në fakt, në atë kohë, Italia solli në Tiranë listën me një mori emrash të cilët kërkonin t`i arrestonin konkretisht për trafikun e drogës me avionë nga Vlora në drejtim të tyre. Në fakt u ndërhy dhe u vunë në pranga një numër i madh personash që lidheshin me urdhër-arrestet e italianëve ndërsa sipas të dhënave të asaj kohe disa persona i përkisnin edhe fshatit Ramicë.

 

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV