COVID-19/ Berisha ngushëllon familjet e viktimave, qytetarët: Plak matuf, ndihmoj me paratë që ke vjedhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit ka shprehur sot ngushëllimet e tij për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre nga koronavirusi. Ai i ka ftuar të gjithë të shprehin bashkë me të, mbështetjen dhe solidaritetin me personelin shëndetësor që po lufton kundër epidemisë.

Postimi i plotë:

“Një lajm i hidhur erdhi dje nga Spitali Infektiv. Mbasdite ndërroi jetë viktima e 15-të e COVID-19 dhe e katërta në 24 orët e fundit. Me këtë rast le te shprehim, të dashur miq, ngushëllimet tona më të ndjera familjeve të 15 viktimave të kësaj sëmundje brutale të pabesë dhe të lutemi së bashku që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar.

Gjithashtu ju ftoj ju, t’iu urojmë nga zemra, të gjithë të sëmurëve me këtë virozë kudo që janë në spital apo karantinë në shtëpi, shërim të plotë nga kjo sëmundje si dhe t’u shprehim ne mbështetjen dhe solidaritetin tonë më të plotë mjekëve dhe infermierëve, të gjithë personelit tonë shëndetësor në spitalet COVID dhe kudo që janë. Mirënjohje të pakufishme për punën e tyre.

Ndërkohë në një tjetër postim, Berisha ka thënë se Shqipëria duhet të veprojë si Franca duke bërë sa më shumë testime, duke rritur numrin e maskave dhe duke respektuar karantinën.

Shumë qytetarë kanë reaguar ndaj këtyre deklaratave të ish kryeministrit.
Njëri prej tyre i ka rikujtuar profesionin e mjekut, e ka pyetur pse nuk ka dalë edhe Berisha të punojë vullnetarisht për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tonë, si dhe sipas komentuesit përmes këtij gjesti human do ti rriteshin edhe vlerat. “More ku Sala pse nuk shkon vullnetarisht të punojë në spital sepse është mjek dhe kontributi i tij do të ishte shembull i madh pozitiv dhe do ti rritej vlera”, shkruajti komentuesi.

Lexo edhe :  Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Një tjetër komentues shprehet se mungesa e maskave dhe tamponëve për testim po ndihet në të gjithë botën. “Lesh me qime o Sali. Maskat e tamponët mungojnë në çdo shtet. Bravo qeverisë që po menaxhon situatën në mënyrë perfekte”, shkruan qytetari. Duke e marrë parasysh edhe numrin në rritje të viktimave në Francë, një nga komentuesit e akuzon ish-kryeministrin se po bën propagandë ruse në Europë. “Lëri budallëqet more e ke parë sa kanë vdekur në Francë. Me që paskan marrë masat, maskat janë për të sëmurët edhe jo për ata që janë mirë. Ti je bërë si propaganda ruse nëpër Europë”, tha një komentues.

Një tjetër e akuzon se ai po bën politikë me një fatkeqësi botërore: “O doktor çdo gjë po e bëni politikë. Populli në hall ti bën krahasime me Francën me Gjermaninë me Italinë. Më duket se pleqëria po të dëmton shumë trurin. Çdo ditë ku të gjeni gabime. Po hajde çohuni si parti dhe tërë ato lekët që na keni vjedh jepuni njerëzve na një rrogë se në varr s’do i merrni”, tha një tjetër komentues.

Akuzat nga qytetarët kanë vazhduar edhe më tej, ku i thonë ish kryeministrit se duhet të lërë lojrat politike dhe të ndihmojë qytetarët në nevojë me paratë që ka vjedhur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. “Plak matuf, pse nuk ndihmon qytetarët me paratë që ke vjedhur”, tha një tjetër qytetar.

Një tjetër komentues më tej, i kërkoi që të mos reagoj për çdo gjë që ndodh në vend. “Po mjaft ore plak matuf mos i fut hundët kudo se do të futet ndonje krimb në hundë” tha komentuesi.

Të fundit

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta...

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës Sky ECC, pas akuzave publike...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV