“Nuk kam asnjë kritikë ndaj ISHP-së”, Artan Fuga nxjerr blof Sokol Ballën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademik dhe njëkohësisht pedagogu i gazetarisë, Artan Fuga ka nxjerr disa herë blof moderatorin e emisionit “Real Story”, Sokol Ballën.

Teksa është pyetur nga Balla se ku ndodhej në Tiranë apo Paris, Fuga i ka thënë që ndodhet në “Skype”, duke e bërë këtë të fundit që të dilte nga situata me vetëm një të qeshur.

Ndërsa në vijim të emisionit gazetari ka thënë se Instituti i Shëndetit Publik nuk i është përgjigjur kërkesave të tij dhe të akademikut Fuga në lidhje me të dhënat e koronavirusit në vendin tonë dhe ka pritur konfirmimin e këtij të fundit duke i thënë apo jo.

“ISHP nuk ka pranuar të na japë të dhëna në lidhje me statistikat e koronavirusit në vendin tonë, pavarësisht kërkesave të bëra nga ne dhe nga ju porfesor, apo jo?”-tha Balla.

Për këtë Artan Fuga ka thënë nëse duhet të përgjigjet e më pas ka shtuar se ai nuk ka asnjë kërkesë ndaj ISHP-së.

“Duhet të përgjigjem unë? Unë në fakt nuk kam asnjë kritikë ndaj ISHP-së”-u shpreh Fuga./Fjala.al/

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV