Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i vendit.
I ftuar në emisionin Pressing në “T7”, Thaçi ka thënë se pas mandatit si president do të largohet nga politika dhe do t’i përkushtohet familjes, edhe pse më parë kishte paralajmëruar se do të kandidonte për një mandat të dytë.
“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës.
Asnjë lider nuk duhet ta marrë largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”, tha Thaçi.