Një Hoxhë humanist për Bubqin; pako me ndihma për familjet në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai gjendet gjithjë aty ku i thotë misioni! Në dyert e të pamundurve, të pashpresëve, të paushqyerve e të harruarve. Troket në dyer që s’janë më të tilla që prej 26 nëntorit të një viti më parë kur Shqipëria u trondit themelesh nga ai tërmet shkatërrues, ndërsa çon ndihma për çdo familje, individ e kryesisht të pamundur.

Si ato ditë tmerri, edhe sot në këto ditë izolimi nga një vrasës i lëshuar, s`dihet nga ku, që ka pllakosur jetën e miliona njerëzve në botë, sërish ai gjendet tek banorët e zonës së vet. Si atëhere edhe sot, me mjetin e mbushur me mall; ushqime, detergjente, veshmbathje e deri edhe shtretër e dyshekë.

Ky është Muharrem Vrana, hoxha i Fushë-Krujës që ka vijuar duke ndarë ndihma për të gjithë fshatin. Banorët, të cilët ishin ndër më të dëmtuarit me 26 nëntor, e kanë falënderuar njeriun që nuk i harroi asnjëherë. Ata e dinë se atje ku janë, tashmë në këtë kohë virusi të çmendur, janë larg të tërheqin vëmendjen, e për pasojë prania i hoxhës aty i bën të ndjejnë shpresë dhe besim se mund t`ja dalin në këtë kohë frike, paniku dhe ankthi.

Muharrem Vrana është në aktivitet të pandërprerë përgjatë më shumë se katër muajve në tërë zonën e Krujës, dhe konkretisht ai ka dhuruar ndihma në familjet e prekura nga tërmeti. Ndërsa pas shpërthimit të virusit ‘Covid-19’, sërish ai është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke lehtësuar sadopak hallet e panumërta që ata banorë po përjetojnë që nga 26 nëntori.

Sipas të dhënave që vijnë nga banorët e zonës mësohet se fshati Bubq është një nga zonat më të dëmtuara dhe se një pjesë e mirë e tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike nga humbja e banesave. Hoxha me humanizmin e tij iu ka qëndruar gjithnjë pranë me kontributet e siguruara prej tij pa patur nevojën e asnjë shtetari apo të ndonjë biznesmeni milioner.

Ndaj banorët e Bubqit janë mirënjohës për njeriun që i kujton në këtë situatë të vështirë, ku gjithë ditën iu thuhet të lajnë duart e të mbajnë higjienën e pastër, po në fakt ata nuk kanë as ujë dhe as sapun për ta bërë diçka të tillë, jo më banesë për ta dizenfektuar me lloj-lloj detergjenti të rekomanduar prej këshillave të dala nga Organizata Botërore e Shëndetësisë!

Të fundit

‘Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’/ Promovohet libri i Preç Zogajt

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, libri më i fundit shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj u prezantua në Lezhë, vendlindjen...

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis vitin me grumbullim 10-ditor në Mal të Zi

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë grumbullimin e parë për vitin 2025 në Mal të Zi. Ekipi kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir...

Çfarë janë “biberonët digjitalë” dhe pse është më mirë të mos i përdorni

Çdo brez prindërish përpiqet t'i "mbijetojë" punës së palodhur për edukimin e fëmijëve të tyre sa më mirë. Në vitet nëntëdhjetë ata iu drejtuan kujdesit...

Aksidenti i trefishtë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një i plagosur

Kosovë – Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur këtë të martë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur...

Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit! Ja akset e pakalueshme

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës, të shoqëruara edhe me erë të fortë, në tre ditët e fundit kanë shkaktuar disa vështirësi në...

Lajme të tjera

Web TV