Një studim i bërë nga Robert Koch dhe i ishte prezantuar Bundestagut gjerman e ka paralajmëruar për pandeminë e koronavirusit
Gati një dekadë më parë, qeveria gjermane ishte paralajmëruar për rrezikun se në rastin e një shpërthimi epidemik “ kapacitetet mjekësore do të ishin të pamjaftueshme për t`i bërë ballë sëmundjes”.
Si pjesë e Raportimit mbi Analizën e Riskut të Mbrojtjes Civile në 2012-tën, Koch njoftoi qeverinë gjermane se bazuar në eksperiencën e fituar gjatë epidemisë së SARS-it në 2033-shin, studimi fliste për një “ Variant të ri SARS-I”, dhe sot, mund të vihet fare qartë sesa shumë ngjashmëri ka epidemia e 2003-shit me pandeminë e koronavirusit. Ky studim i vitit 2012, llogariste se në rast shpërthimi, një pandemi e atij lloji do të zgjaste rreth tre vjet përpara se të vihej në dispozicion një vaksinë.
Në studimin e asaj kohe u tha se tre momentet kyçe të infeksionit do të zhvilloheshin në formë valore: “Gjatë valës së parë ( nga dita 1 deri në ditën 411), në Gjermani do të sëmureshin gjithsej, sipas atij vlerësimi 29 milion vetë; gjatë valës së dytë (dita 412 deri në 692) gjithsej 23 milion dhe gjatë valës së tretë (dita 693 deri 1052), në Gjermani supozohej të infektoheshin 26 milion njerëz.
Ndërsa gjatë gjithë periudhës tre-vjeçare, gjithsej 7.5 milion vdekje ishin parashikuar të ndodhnin si rezultat i drejtpërdrejtë i infeksionit, sipas studimit në fjalë. Po ashtu aty thuhej se niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë do të rritej edhe nga fakti që të sëmurët “nuk mund të merrnin dot kujdesin e duhur mjekësor për shkak të mbingarkesës së sektorit të shëndetesisë.”