Misionarja e Paqes, qep maska falas për policinë e qytetarët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në këto ditë të vështira për të gjithë vendin për shkak të përhapjes së COVID-19, shembujt human në qytetin e Shkodrës në ndihmë të përballimit të kësaj pandemie, përcjellin optimizëm e thyejnë tablonë e zymtë të këtyre ditëve. Ardiana Handraj, një artizane nga Shkodra ka ndërmarrë një nismë personale për të prodhuar maska falas.

Pas mbylljes së biznesit të saj për shkak të pandemisë, profesionin e saj e ka kthyer në shërbim të qytetarëve.

“Sa blen një maskë, të blejë një bukë. Me punu te puna e artizanatit nuk është mirë, edhe u detyruam ta mbyllim edhe biznesin e vogël që kam. Thashë më mirë të punoj për këta njerëz sadopak, sepse kjo është gjë e vogël që mundem t’i ndihmoj, sepse dëshira është e madhe për t’i ndihmuar edhe me shumë gjëra, por kaq janë mundësitë”, u shpreh ajo.

Përveç qytetarëve të Shkodrës, Ariana u ka ardhur në ndihmë forcave të policisë të qytetit të Beratit, duke dhuruar një sasi maskash për t’u ndjerë sa më të sigurt në shërbim të qytetarëve.

Misionarja e paqes shpreson që nga distancimi social i këtyre ditëve, të kuptojmë vlerën e një përqafimi me njerëzit tanë të dashur që aq shumë na mungojnë këto ditë të vështira .

“Edhe kjo largësia dhe ky vetëizolimi, do Zoti i ka ngrohur njerëzit dhe iu ka dhënë shumë e më shumë dashuri, afrimitet dhe vlerësim. Unë besoj se ka për të ndryshuar shumë më shumë se çdo gjë që ka qenë përpara”, tha ajo.

Për të pati shumë reagime pozitive nga qytetarë në të gjithë Shqipërinë por jo vetëm. Mes tyre ishte edhe shkrimtarja Flutura Açka, e cila në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Holanda, për Euronews Albania, u shpreh se lajmi i kësaj gruaje e kishte prekur jashtë mase dhe për këtë arsye ajo e quan heroinën e saj.

Lexo edhe :  Me emra dhe foto/ Anglia demaskon 10 shqiptarët që mbushën vendin me shtëpia bari

“Sot ajo është heroina ime. Heroina e shumë shqiptarëve që mund t’i ketë ndihmuar, kështu që ka mirënjohjen dhe mendoj se njerëz si Ardiana mund të ketë shumë, të cilët nuk i njohim dhe na vjen mirë që ju evidentuat një rast konkret. Mjekë, infermierë, njerëz të heshtur që vetëm bëjnë detyrën pa pasur nevojë për t’i rënë grushtit apo pa pasur nevojë për të dalë para kamerave për të treguar se në këto ditë, sot, ata duhet të evidentohen në këto forma. Mendoj se është një shembull i jashtëzakonshëm”, shprehet Flutura Açka./euronews.al

Misionarja e paqes në Shkodër dhuron maska mbrojtëse për Policinë e Beratit

Në këto ditë të vështira për të gjithë vendin për shkak të përhapjes së COVID-19, shembujt human në qytetin e Shkodrës në ndihmë të përballimit të kësaj pandemie, përcjellin optimizëm e thyejnë tablonë e zymtë të këtyre ditëve. Ardiana Handraj, një artizane nga Shkodra ka ndërmarrë një nismë personale për të prodhuar maska falas.


Gepostet von Euronews Albania am Donnerstag, 2. April 2020

Të fundit

Tragjike/ Rrëzohet aeroplani pak çaste para uljes, vdesin të gjithë pasagjerët në bord!

Një aeroplan mallrash në Bjellorusi u rrëzua pak çaste para uljes pranë qytetit rus të Irkutsk të mërkurën, duke lënë...

Vizita e lamtumirës e Merkelit në Paris: Lidere e qetë apo dominuese?

Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macron pret sot kancelaren Merkel në vizitën e saj të lamtumirës. Si vlerësohet puna e...

Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme...

Manja: Do të bëjmë Vetting dhe në Noteri

Edhe sektori i Noterisë do i nënshtrohet vettingut. Kështu njoftoi dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa prezantoi një nga projektligjet me disa ndryshime...

Lajme të tjera

Web TV