Mitsotakis letër urgjente Merkelit dhe Macron për Turqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kiryakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë i ka dërguar një letër Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, duke u propozuar që ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë të nënshkruhet një marrëveshje e re për refugjatët.

Sipas gazetës greke “Proto Thema”, Mitsotakis bën të ditur se bashkëpunimi me Turqinë luan një rol përcaktues në pengimin e fluksit të refugjatëve drejt Evropës dhe kërkoi një marrëveshje që përqëndrohet në krijimin e një mekanizmi të ri financues ndërmjet BE-së dhe Turqisë.

Ai bën të ditur gjithashtu se Turqia zotëron forcën për të kontrolluar plotësisht flukset e refugjatëve dhe pretendon se Ankaraja i përdor refugjatët si një mjet presioni ndaj BE-së.

Kryeministri grek theksoi se mbështetjen financiare ndaj Turqisë, Bashkimi Evropian duhet ta bazojë në parimin e proporcionit “për më pak kalim (fluks) të refugjatëve të jepet më shumë financim dhe për më shumë kalim Turqia të financohet më pak”.

Përveç koronavirusit, Greqia është përballur edhe më një fluks në rritje të refugjatëve, kryesisht sirianë, që vijnë nga kufiri me Turqinë.

Të fundit

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Do pezullojmë lejet për stacione plazhi

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë,...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

Lajme të tjera

Web TV