Të gjitha shpenzimet e funerale të personit që ka humbur jetën nga Covid-19, do të mbulohen nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj gjatë mbledhjes me Këshillin Bashkiak propozoi një lehtësim për familjet që kanë humbur të afërm nga Covid-19.
“Kam bërë një propozim për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak: të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.