‘Dashuria nuk njeh moshë’, e reja martohet me 50-vjeçarin milioner: Njerëzit mendojnë se jam ‘eskorta’ e tij por dashuria jonë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçare është martuar me një burrë 23 vjet më të madh dhe ajo e përkufizon lidhjen e saj si “dashuri me shikim të parë”.

Sarai Serface, e njohu 50 vjeçarin në një aplikacion për takime të quajtur ‘Bumble’. Ajo, vendosi që të zgjerojë rrezen e preferencave dhe shumë shpejt ra në kontakt me Joel, 50 vjeç, i cili jetonte vetëm 30 minuta larg saj.

Pas dy ditësh bisedash telefonike dhe mesazhesh të zgjatura ata vendosën që të lidheshin. Vetëm një muaj pasi ishin njohur, teksa darkonin, Joel e propozon për martesë Sarai dhe kjo e fundit pranoi menjëherë. Dhe kështu në 22 shkurt të këtij viti ato e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, në një festë luksoze në Ocho Rios të Xhamajkas.

“Ishte dashuri me shikim të parë, u shfaq një tërheqje brenda meje që unë as nuk e dija që ekzistonte para se të njihja Joel. Është e vështirë të shpjegohet, por unë u hutova tërësisht”, tha Sarai.

Më tej ajo shtoi:

“Kur folëm për herë të parë përmes telefonit, unë u mahnita nga artikulimi dhe gatishmëria e tij. Ajo që më tërhoqi tek ai ishte pjekuria, qëndrueshmëria, uria për aventurë dhe simpatia. Fizikisht, e gjeta veten jashtëzakonisht të tërhequr nga të gjithë karakteristikat e tij”.

Njerëzit kur I shohin bashkë mendojnë se ajo është eskorta e tij, por e reja pretendon se dashuria e tyre është e fortë dhe do të zgjasë përjetë.

“Më tronditi vërtet kur dikush në rrugë e pyeti Joelin sa pagoi për mua. Dikush tjetër ka pyetur se nga ku më bleu Joeli. Ndonjëherë kur dalim, njerëzit pyesin nëse ai më ka rrëmbyer. Ka patur dhe nga ato persona që na afroheshin dhe na thonin: “Ju lutem më thoni që jemi babi dhe vajza dhe jo çift”, u shpreh 27 vjeçarja.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh me trupin tonë kur flemë më pak se 6 orë?

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV