Një familje me 3 anëtarë, vetëm gjyshja merr kemp invaliditeti në shumën 15.000 lekë në muaj.
Nazmie Tahiri 65 vjeçarja tregoi për Gazetën Fjala se “vështirësitë për të mbijetuar janë të mëdha, sidomos për moshën time”.
Ajo tregoi librezën e energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm dhe akt-marrëveshjet për të librazat, gazeta Fjala mblodhi shumat që ajo ka paguar që prej Janarit të vitit 2019 deri në muajin Mars të vitit 2020, nga këto të dhëna dolën se shuma për 15 muaj e librezës së energjisë elektrike është 101 494 lekë dhe pagesa prej 2500 lekësh për akt-marrëveshjes për 15 muaj është 37500 lekë pra në total fatura energjisë elektrike së bashku me akt-marrëveshjen është 138 994 lekë.
Po ashtu dhe libreza e ujit të pijshëm për 15 muaj llogaritur nga fjala.al është 36169 lekë ndërsa pagesa e akt-marrëveshjes për 15 muaj është 15000 lekë, në total 51 169 lekë.
Shumat që janë paguar për periudhën Janar 2019 dhe Mars 2020 në total janë 193 163 ose ndryshe rreth 1.9 milion lekë.
Ndërkaq pensioni i llogaritur për 15 muaj është në shumën prej 195 413 lekë, dhe kështu qē i gjithë pensioni që Nazmia ka marrë ka shkuar tek taksat mujore si energjia elektrike dhe uji pijshëm, pa llogaritur medikamentet, ushqimin, dhe shërbime të tjera utilitare.
Gjithsej ajo për 15 muaj ka arritur të ruajë nga pensioni i saj 2250 lekë.