Henri Çili shkon në Apel/Ja çfarë vendosi gjykata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit e Gjirokastrës ka lënë në fuqi vendimin “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili.

Trupa gjykuese e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Prokurorisë, ndërsa ka hedhur poshtë  ka 4 nga 6 akuzat e ngritura për të arrestuarit.

Gjatë operacionit “Mezhgorani u arrestuan 31 persona, mes tyre edhe botuesi Henri Çili.

Hetimi 

Hetimi i cili kishte nisur që në shtatorin e vitit të kaluar, për “Falsifikim të kartëmonedhave” bëri që shumë persona të përfundonin pas hekurave.

Gjatë hetimit policia dhe prokuroria ra edhe në gjurmët e Henri Çilit i cili akuzohet për ndikim në Gjykatën e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetë, me qëllim që ato të gjykoheshin në 50 dosjet e para.

Sipas policisë, dy rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë lidhen me lirimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko, për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat, Ibrahim Basha, si dhe për lirimin e  Feti Yzeiraj i dënuar për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në ‘68-ën.

Të dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe si relator kanë Ardian Dvoranin, i cili është iu vetmi gjyqtar që ka mbetur në këtë institucion. Dvorani është aktualisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e tij, Dvorani e ka mohuar të ketë pasur një takim me Henri Çilin për këtë çështje.

Reagimi i Henri Çilit

Henri Çili akuzohej për një sërë veprash penale, të cilat ky i fundit i cilësoi si qesharake, pak pasi u lirua nga gjykata e shkallës së parë:

Lexo edhe :  Shantazhet online, Karamuço: Në Shqipëri mungojnë mekanizmat ligjore!

Mashtrim

Henri Çili: Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie legale, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike për mbrojtjen e klientëve të ndryshëm në shkallën e tretë, si rasti i dy cështjeve.

Falsifikim. Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Henri Çili: Nuk kam fshehur asgjë, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë ansjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit. Çështja e Feti Yzeiraj paraqiste urgjencë se duhej kapur rekursi në gjykatën e lartë

Ndikim i paligjshëm

Henri Çili: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime.

Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko“, u shpreh Çili.

Të fundit

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Lajme të tjera

Web TV