Skënder Kurti është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, pasi ditën e djeshme ndërroi jetë pas luftës së vështirë me koronavirusin, të cilën nuk mundi ta fitonte.
Për shkak të masave të marra ndaj COVID-19, për kampionin nuk është lejuar që të ketë një ceremoni mortore, ndaj, miqtë e tij i kanë dërguar një kurorë me lule, ku i shprehin ngushëllimet kolegut të tyre.
Rikujtojmë që 61-vjeçari kaloi vdekje klinike në 23 mars dhe prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive, megjithatë ai nuk mundi të shëronte. Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit./Fjala.al/