Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar vendeve të ndryshme mos t’i heqin masat e marra ndaj pandemisë.
“Njëra nga gjërat më të rëndësishme është që të mos hiqen shumë herët masat në mënyrë që të mos kemi një përkeqësim përsëri”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
“Nëse ngritesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë herët, rrezikon të biesh prapa dhe të kesh komplikime”, shtoi ai.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur disa vende kanë paralajmëruar lehtësimin e masave të marra dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Një nga këto vende është edhe Austria, e cila tha se mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme por duke respektuar distancimin fizik.