Terrorizmi, sa shumë dëgjojmë dhe sa pak dimë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Inva Hasanaliaj

Sa të njohur janë shqiptarët me terrorizmin dhe konceptet e tjera shoqëruese të këtij termi? Në një anketim me 37 pjesëmarrës  48% janë përgjigjur se kanë njohur të mira mbi terrorizmin 13.5% njohuri shumë të mira 35% pak dhe më pak se 10% nuk kishin fare njohuri.

Pjesa më e madhe  e të anketuarve e kishin dëgjuar termin terrorizëm për herë të parë pas shembjes së kullave binjake në SHBA. Por çfarë është terrorizmi si term në vetevete?

Terrorizmi është dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike.Nga këtu pastaj marrin kuptim edhe termat terrorist apo terrorizoj

Sipas Raportit të DASH vetëm një vit më parë rreziku i Shqipërisë nga terrorizmi shihet nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria.Në dhjetor të vitit 2018 Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë përfshirë ambasadorin iranian në përgjigje të një plani të sponsorizuarnga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri.

-Sa të sigurt ndihen shqiptarët në Shqipëri nga terrorizmi? Nga 37 personat e pyetur 40.5%  ndiheshin shumë të sigurt, 45.9% pak të sigurt ndërsa 13.5% aspak të sigurt.

Media dhe terrorizmi

Mënyra e informimit është një element kyç në njohjen  dhe perceptimin e terrorizmit por edhe frikës që shkakton në popullatë. Në lidhje me këtë do të citoja studiuesin M. Jetter i cili thekson se në planetin tonë “42 njerëz vdesin çdo ditë nga sulmet terroriste, krahasuar me 7,123 fëmijë që vdesin nga shkaqe që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me urinë” (“Media coverage of terrorism ‘leads to further violence’” The Guardian, 1 gusht, 2015).

Lexo edhe :  Me u gjend Kola në punë

Edhe mediat shqiptare në tërësinë  e vet nuk janë treguar aq të kujdesshme për sa i përket mënyrës së përcjelljes së ngjarjeve që kanë lidhje me terrorizmin. Shpesh herë personat e përfshirë në të ekspozohen pa më të voglin kujdes duke e afruar edhe më shumë te audienca e cila për hirë të së vërtetës nuk mund të kontrollohet dhe këtu shpesh herë bëjnë pjesë edhe fëmijët.

Interneti është burimi kryesor ku pjesa më e madhe të anketuarve merrnin informacionet për terrorizmin kjo përbënte 73% të anketuarve. 18.9%  e merrnin informacionin përmes televizionit ndërsa pjesa që mbetej nga gazetat apo librat

Ajo çfarë vumë re në këtë anketim se krejt e kundërta ndodhte me besimin që ata kishin në këto burime. 51% e të anketuarve i besonin më tepër televizionit, 27% i besonin librave dhe 16.2% internetit.

Këto të dhëna janë një tregues i qartë sesi media sidomos ajo online duhet të krijojnë një lloj filtri profesional për sa i përket informacioneve të tilla.


Të fundit

Euro 2020/ Gola dhe spektakël, Gjermania kualifikohet me vuajtje, Franca bën ‘paqe’ me Portugalinë

Faza e grupeve në Euro2020 përfundon me dy ndeshje spektakolare, por që në fund fiksohen në shifrat 2-2. Gjermani-Hungari...

Ronaldo i pandalshëm, i vetmi në botë me më shumë gola në Europian dhe Botëror

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekorde. Pasi në përballjen e parë u bë golashënuesi më i mirë i historisë në Europian duke kaluar...

“1 mijë euroshin që i ke dhënë K…”/ Pazaret në fakultet, si vajza mashtron me vende pune dhe marrjen e provimeve

Në emisionin Fiks Fare ankohet një studente se është mashtruar nga një vajzë për t’u punësuar si sekretare në Fakultetin e Elbasanit. Studentja për...

Tronditëse/ Prifti u hedh acid në fytyrë mitropolitëve

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë u regjistrua ditën e sotme në Greqi, ku një prift i cili akuzohej për drogë dhe...

U gjet i vdekur në mes të fushës pranë Qytet Studentit, 45-vjeçari kishte shkuar për të bërë stërvitje

Një shtetas rreth 45 vjeç është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti. Raportohet se 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende...

Lajme të tjera

Web TV