Burg deri në 15 vite për shkelje të karantinës, ja personat e rrezikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat e vendosura gjatë situatës së koronavirusit, të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, do të sanksionohen në kodin penal.

Të gjithë personat rrezikojnë të dënohen me burg, edhe deri në 15 vite, kur pasi nga thyerja e rregullave të karantinës shkaktohet vdekja e personave të tjerë.

Në projektligjin  “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputeteve Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka thuhet:

“Sipas nenit 242/1 Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobe deri në burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit. Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”.

“Neni 242/1″

Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatëgjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit. Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”

Sipas nenit 242/2 Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Lexo edhe :  Rita Petro: Ndonjëherë, edhe dashuria blihet me para

“Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”

“Neni 242/2”

Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”

Arsyetimi-  “Qëllimi pse paraqes amendimet në Kodin Penal lidhet me parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe forcimin e luftës kundër epidemive, nisur nga situata e vështirë që po kalon vendi ynë dhe mbarë bota nga virusi COVID19.

Për të arritur këtë qëllim, përvec sanksioneve administrative për të gjithë ata persona qëdo të shkelnin masat e marra, të vendosura nga organet shtetërore, është e nevojshme që të parashikohen dhe sanksione në Kodin Penal, për disa veprime dhe mosveprime të caktuara, duke marrë në konsideratë rrezikun që kanoset për jetën dhe shëndetin nga përhapja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse, apo në situata në tjera në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Vende anëtare të Bashkimit Europian, ku përmend Italinë, kanë parashikuar sanksione të tilla në Kodin Penal” shkruhet ne dokument.

Të fundit

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e...

“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme...

“Bën kot sikur qan”, Cekja i Beratit tregon momentin më të vështirë të jetës

Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si...

Analiza/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

Mbrëmjen e së shtunës Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit, si hakmarrje për sulmine dyshuar izraelit ndaj ambadasës iraniane në...

Krim i rëndë në familje/ Bashkëshorti vret gruan në banesë, zbardhen detajet tronditëse

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të...

Lajme të tjera

Web TV