Ditëlindje në karatinë, ja si e surprizoi Bes Kallaku Xhensilën për 27 vjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, sot festoon ditëlindjen e 27-të. Edhe pse në karantinë bashkëshorti i saj, Bes Kallaku ka gjetur mënyra epike për ta surprizuar.

“Urime ditëlindjen treçereku im më i mirë. Jo ç’do ditë është e bukur, por ç’do ditë ka bukurinë e saj dhe ti je bukuria e ditëve tona. Mami Xhensila Myrtezaj shyqyr që të ka sjell Zoti afër meje që po i shtyn këto ditët e karantinës pa mërzitje. Porosita shumë dhurata për ty po nuk mi sollën dot sepse nuk lejohet të dalësh. Kështu që po ta organizoj në kushte shtëpie. Shikoni videon pas pak”, janë fjalët e tij.

Më pas, Besi shpërndau në instagramin e tij surprizat që kishte përgatitur, ku kishte sajuar si tortë një letër duarsh e dekoruar me një kokërr domate, dorezat plastike si tollumbace dhe një arush i cili kishte rreth dy vite që ndodhej në shtëpi.

“Xhensila Myrtezaj sakrificat që kam bërë për të organizuar ditëlindjen në kushte karantine, nuk i kam bërë as për veten time! Ja çdo të thotë të jesh bio. Urime ditëlindjen”, ka shkruar në tjetrin postim Kallaku.

Por, kjo ishte një shaka e përgatitur nga Besi pasi surprizën e vërtetë e shpërndau këngëtarja në instagramin e saj, ku shihej Xhensila me Ajkën në një dhomë të zbukuruar me tollumbace dhe me numrin 27.

Të fundit

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon apeli për ndihmë

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në burgun e Elbasanit Mentor Sopjani, i cili po...

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut. Ai e rekomandonte...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare, shkruan Nick Trend në...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Lajme të tjera

Web TV