“Paga e luftës”, zgjerohet lista e bizneseve që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është duke u punuar për dhënien e pagës së luftës për bizneset e vogla.

Së fundmi në një postim në “Facebook”, Rama ka theksuar se kësaj liste i bashkohen edhe bizneset rrobaqepësi, bojaxhi, hidraulik e shumë të tjerë.

Ndërkohë ka shtuar edhe se nga bonusi do përfitojnë edhe ata qiradhënës që kanë vetëm atë burim të ardhurash dhe që nga situata nuk do u jepet qiraja në kohë.

Postimi i Edi Ramës:

PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA

? VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS

? BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKiNASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHiHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR

*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/516988492324148/

Të fundit

Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme...

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në...

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C.,...

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Lajme të tjera

Web TV