Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka treguar gjendjen e spitalit ku janë duke u trajtuar të prekurit nga koronavirusi.
Në një video që është bërë publike nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në “Facebook”, mjekja ka deklaruar se të gjithë të infektuarit po trajtohen me metoda bashkëkohore, por fatkeqësisht disa prej pacientëve kanë ndërruar jetë.
Ndërsa në fund të mesazhit në saj, Çomo ka bërë edhe njëherë thirrje për respektimin e masave pasi pandemia ende nuk ishte mundur.
“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personavetë shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor. I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe kejtë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme dhe sëmundja është tinzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë,“-tha ajo./Fjala.al/
Mesazhi i prof. Najada Çomo nga Spitali Infektiv
"Kemi të shëruar por edhe të shtruar në gjendje të rëndë. Lufta nuk ka mbaruar, ju lutem respektoni masat, duke qëndruar të distancuar sepse kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme"Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali #Infektiv në #QSUT.
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 11. April 2020