Vërtetohet frika e shumë shkencëtarëve: Koronavirusi mund të…  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët që studiojnë koronavirusin kanë gjetur lidhje midis Covid-19 dhe HIV-it.

Ata kanë zbuluar se qelizat e koronavirusit kanë aftësinë të shkatërrojnë qelizat e shëndetshme, ashtu siç bën edhe HIV-i.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit Fudan në Shangai dhe të Qendrës së Transfuzionit Jang Shibo në Nju-Jork, kanë gjetur se koronavirusi shkatërron qelizat më të fuqishme imune.

Rezultatet e studimit dhe zbulimi i tyre shkencor janë publikuar në revistën mjekësore Cellular and Molecular Immunology.(Klikoni këtu për të lexuar studimin)

Në këtë eksperiment, shkencëtarët kanë “përforcuar” qelizat e coronavirusit në kultivimin laboratorik të qelizave T. Qelizat T apo limfocitet T luajnë rolin integral që të robërojnë qelizat e infektuara me virus, të bëjnë vrimën dhe të injektojnë kimikatet në membranën e cila pastaj shkatërron edhe virusin, edhe qelizën.

Studiuesit kanë bërë të njëjtin eksperiment me SARS-in dhe kanë zbuluar se ai nuk kishte aftësinë të infektonte qelizat T.

Sipas shkencëtarëve arsyeja ishte mungesa e një funksioni të bashkimit të membranës.

Studiuesit thonë se priten studime të tjera shkencore mbi koronavirusin për të zbuluar më shumë rreth tij./Përshtatur nga South China Morning Post dhe Nature.com për Fjala.al

Të fundit

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes...

Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Po ajo mënyrë funksionimi: E paqartë, e pa vendosur, e dyzuar dhe pa ide. Rithemelimi nën drejtimin e Gazmend Bardhit si numri dy, nuk...

Parashikimi i motit 15 Prill 2024, si do të ndryshojnë temperaturat

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jenë dominant. Kjo...

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona...

Lajme të tjera

Web TV