Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet britanike, 778 persona kanë vdekur në Britani të Madhe në 24 orët e fundit dhe 5252 të tjerë kanë rezultuar poztiv me koronaviursin, Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka shkuar në 93.873 dhe 12.107 viktima.
Shifrat e pacientëve të konfirmuar pozitiv në 24 orë shkojnë rreth 4000 deri në 5000, shifra më e lartë e regjistruar në Britani që nga moment i shpërthimit ka qenë në më shumë se 8000 më 9 prill.