Këto janë vaksinat që luftojnë koronavirusin, por tre prej tyre…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në fillim të kësaj jave se ekzistojnë të paktën 70 vaksina të mundshme për të shëruar koronavirusin.

Tri nga këto vaksina janë ende në fazat e para të testimit, të cilat kërkojnë kohë dhe durim. Megjithatë, nuk ka një kurë të aprovuar zyrtarisht për të trajtuar koronavirusin, edhe pse kërkimet po ecin me shpejtësi, shkruan CBS News.

Ilaçet që mund të përdoren kundër koronavirusit është remdesiviri, i krijuar fillimisht për Ebolën, dhe hidroksiklorokina i krijuar për trajtimin e malaries.

Institutet Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northëell Health po testojnë ilaçin reumatizmatik të prodhuar nga kevzara, i prodhuar nga Regeneron, për të parë nëse mund të luftojë inflamacionin e shkaktuar nga virusi; inflamacion që dëmton mushkëritë.

Dr Anar Yukhayev, një OB-GYN, ishte pacienti i parë tek i cili u provua ilaçi dhe sipas tij, kur ai ka pyetur mjekët se “nëse do të ishin në vendin e tij a do ta merrnin këtë ilaç. Dhe pa hezituar të dy thanë po”, shprehet Jukhayev për CBS News.

Në kërkimet shkencore dhe provat klinike pacientët caktohen rastësisht dhe kjo i lejon studiuesit të krahasojnë rezultatet.

Unë jam falënderues ndaj Zotit që jam këtu”, tha Jukhayev.

Genentech ka filluar zhvillimin e actemra, një tjetër anti-inflamator.

Natyra e krizës së koronavirusit me të vërtetë na ka bërë të punojmë me shpejtësi marramendëse me shumë raste për ta provuar dhe aprovuar testet klinike”, tha Dr. Levi Garraway, zyrtari kryesor mjekësor i Genentech.

Pacientët me sëmundje të rënda po marrin ilaçe eksperimentale në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën. Megjithatë, këto studime klinike janë thelbësore për të kuptuar se çfarë funksionon në të vërtetë ndaj koronavirusit./ Përshtati nga CBS News për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg. Juristi u...

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza me Nutella, djathë të mirë...

Lajme të tjera

Web TV