Kryeministri Edi Rama ka folur sërish më qytetarët në lidhje me ndihmat që do të jepen dhe kategoritë që përfitojnë.
Teksa ndodhej në live-video, Rama është pyetur nëse në paketën e ndihmës do të përfshihen arbitrat e futbollit.
“Po arbitrat do marrin ndonjë lekë zoti kryeministër…?”.- pyeti një qytetar.
Por sipas kreut të qeverisë ata s’kanë pse paguhen, ose ndoshta për penalltitë e gabuara që japin në kampionat.
“Arbitrat e futbollit? Pse, apo t’i paguajmë pse japin penallti gabim…?! Kam dëgjuar se jepni shumë të tilla të paqena në kampionatin shqiptar. Unë nuk e ndjek kampionatin, por më janë ankuar shpesh për këtë. Jo, arbitrat e futbollit nuk do të jenë pjesë e ndihmës”, ka thënë Rama./Fjala.al/