Paga e luftës/ Rama: Ja si do vijnë lekët direkt te ju-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sërish ditën e sotme paketën e dytë ekonomike në përballimin e situatës nga koronavirusi.

Sipas kryeministrit Rama do të ndihmohen 176 mijë qytetarë, të cilët do marrin 400 mijë lekë  secili.

Rama theksoi se nga paga e luftës do të përfitojnë të gjitha ato familje që përfshihen në paketën e dytë ekonomike dhe paratë sipas tij, do të shkojnë direkt tek qytetari.

Sipas kreut të qeverisë, e gjithë kjo shumë do të shkojë te qytetari do apo nuk do shefi apo pronari i kompanisë.

Sipas kryeministrit, procedura kërkon vetëm një verifikim në email.

E kam të pamundur t’ua shpjegoj të gjithëve të njëjtën gjë pafundësisht. Ne duam që kjo pagë, 400 mijë lekë të vijë drejtpërdrejt tek ju, jo nëpërmjet kompanisë ku punon. Punonjësit janë përzgjedhur bazuar nga dokumentet që janë paraqitur nga kompanitë deri në datën 10. Që do të thotë se të gjithë ata që janë larguar nga puna për shkak të covid-19, marrin pagën. Pra ne disponojmë emrin tuaj dhe duhet vetëm të konfirmoni. Një konfirmim shumë i thjeshtë pa asnjë procedurë….është e detyrueshme të bëhet një verifikim. Ndërsa për bizneset e vogla është më e gjatë procedura. Askush nuk mbetet pa marrë pagën, por thjesht procedura e verifikimit është pak më e gjatë. Thjesht me një klik, përmjet emailit, do tregoni, jam unë dhe kaq. Nuk duam që pronari t’ua mbaje lekët e t’ua japë një pjesë,” u shpreh  Rama.

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV