Një çift i moshuar, i martuar për më shumë se 50 vjet, ka prekur zemrat e mbarë përdoruesve në rrjet.
Xhorxho dhe Rosa, të prekur nga koronavirusi, u shtruan në mes të muajit mars në spitalin e Kremones.
Ata ndodheshin në reparte të ndryshme. Kësisoj, për të parën herë, çifti po qëndronte larg njëri-tjetrit.
Megjithatë, kur të dy u shëruan nga virusi vdekjeprurës, stafi mjekësor u kujdes që t’i surprizonte; me një justifikim, i vendosën në një dhomë të përbashkët.
“Xhorxho është nga ata persona që s’mundesh dot të mos afeksionohesh-shprehet një mjek i spitalit-kurrsesi ankesa, gjithmonë falenderime. Në një pikë rrëfeu trishtimin që ndjente, sepse kërkonte të rikthehej në shtëpi krah Rosës.”
“Kështu vendosëm t’i surprizonim, duke i bërë bashkë në një dhomë. Ishte moment që s’mund të harrohet-vijon mjeku-askush nga ne nuk arriti të përmbante lotët.”
Të përqafuar kokë më kokë, fotografia e çiftit është bërë tashmë virale.
Risjellim në vëmendje se në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 566 viktima nga koronavirusi.
Ndërkohë, është ulur numri i njerëzve në terapi (3260). Autoritetet italiane theksojnë se pjesa më e madhe e të prekurve janë të izoluar në shtëpi.
Gjithsej, numri i të shëruarve në vendin fqinj është 35 425, 1224 më shumë se dje.
Fjala.al