VIDEO/ Covid-19, plas sherri Macron-mjekë në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në pah pakënaqësitë e mjekëve në Francë.

Në një video të bërë publike së fundmi shfaqet një debat i ashpër që presidenti francez Macron pati me një grup mjekësh për situatën e shkaktuar nga pandemia në Francë.

Duhet theksuar se disa ditë më parë, Elysee shpërndau planet e një takimi të presidentit në Kremlin-Bicetre, ku Macron shfaqej duke duartrokitur punën e stafit mjekësor, në vijë të parë përballë koronavirusit.

Megjithatë videoja e dytë e shpërndarë nga sindikata e mjekëve tregon presidentin që pranon se është e vërtetë se në 15 vjet qeveria nuk ka bërë shumë për fondet e spitaleve.

“Ndoshta spitalet nuk kanë qenë objektivi kryesor gjatë gjithë kohës, por nuk mund të mbaj përgjegjësi për gjërat e bëra më parë”,-tha Macron.

Mjeku i tha Macron “E di, ne e bëjmë këtë punë sepse është pasioni ynë”. Më tej mjeku shkoi dhe më tej duke thënë se e bën këtë punë sepse i do njerëzit dhe shpëtimin e jetës së tyre. Ndërsa kreu i Elysee iu kthye duke thënë se në familjen e tij vetëm ai nuk shërben në kujdesin shëndetësor.

“Ne, punonjësit e shëndetit publik jemi të varfër dhe ndoshta nesër mund të jemi ne në ato krevate. Dhe kur kjo gjë të ndodhi situata do të jetë më dramatike pasi do të ketë mungesë burimesh dhe stafi”,-thanë stafi mjekësor./Fjala.al/

Të fundit

Rritet numri i viktimave nga sulmet izraelite disa orë pas marrëveshjes

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 77 njerëz në Gaza gjatë natës, disa orë pasi u njoftua një armëpushim...

Rriten aplikimet për azil në vendet e BE, ja 3 shtetet me kërkesat më të larta

Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë rifilluar sërish rritjen në muajin tetor....

Doli nga ‘Big Brother Vip’, Amber përlotet në studio: Bëra gabim që dola, jam penduar

Ambër ishte këtë të enjte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” ku foli për daljen e saj nga Big Brother Vip. Ajo e...

I rekrutonte me reklama dhe më pas i kthente në prostituta, arrestohet turku në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në...

Apeli i GJKKO zbardh vendimin për masën “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës

Apeli i GJKKO-së ka zbardhur vendimin për  rikthimin e masës detyrim paraqitje për Sali Berishën. GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E...

Lajme të tjera

Web TV