COVID-19/ OKB: 74 milionë arabë mund të mos lajnë dot duart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 74 milionë persona në rajonet arabe, janë në rrezik të kontraktimit të COVID-19 për shkak të mungesës së qasjes me sendet e domosdoshme për larjen e duarve, siç është urji në radhë të parë, paralajmëroi sot një agjenci e OKB.

Larja e duarve me ujë dhe sapun po shihet si parandalimi më i mirë kundër sëmundjes potencialisht fatale.

“Ky akt i thjeshtë dëshmon të jetë i vështirë në një rajon ku 74 milionë njerëz nuk kanë qasje në një strukturë themelore të larjes së duarve”, tha Komisioni Ekonomik dhe Social i OKB për Azinë Perëndimore (ESCWA) në një raport., transmeton Atsh.

”Rreth 87 milionë njerëz në rajon gjithashtu nuk kanë qasje në një burim të përmirësuar të ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre”, sipas raportit.

”Mungesa i ekspozon ata në një rrezik më të madh të infektimit pasi ata detyrohen të mbledhin ujë çdo ditë nga një burim publik”, tha agjencia.

“Është urgjente të sigurohet qasje në ujë të pastër dhe shërbime sanitare për të gjithë, pa asnjë kosto për ata që nuk mund ta përballojnë atë, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e koronavirusit”, theksoi kjo agjenci.

“Në Rripin e Gazës, një nga zonat më të dendura të populluara në botë, vetëm 1 në 10 familje ka qasje në ujë të pastër. Rreth 26 milionë refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda rajonit janë gjithashtu në një rrezik më të madh të kontraktimit të COVID-19. Qasja te uji nuk duhet të përdoret si armë lufte”, sipas saj.

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV