Kjo është mënyra se si shkencëtarët francezë zhdukin koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët dhe shkencëtarët janë shprehur se koronavirusi nuk i duron dot temperaturat e larta.

Por, disa shkencëtarë francezë kanë parë se si koronavirusi i reziston për gati 1 orë temperaturës 60 gradë celsius.

Këtë përfundim ata e kanë nxjerrë në testet e tyre laboratorike të realizuara javët e fundit. Ekipi akademik i drejtuar nga profesori Remi Charrel e solli virusin pothuajse në pikën e vlimit për ta vrarë atë plotësisht dhe pa lënë asnjë gjurmë.

Në testin e parë të zhvilluar në temperaturën prej 60 gradë celsius për gati 1 orë llojet virale në ambientin e pastër u zhdukën.I njëjti eksperiment u krye edhe sa i përket mjedisit të papastër ku disa prej këtyre infeksioneve mbijetuan pavarësisht nga temperaturat e larta.

Por  në testet e tjera, ekipi francez zbuloi se një temperaturë më e lartë mund ta zhdukë koronavirusin. Për shembull, ngrohja e mostrave deri në temperaturën 92 gradë Celsius për 15 minuta e bën virusin plotësisht joaktiv.

“Virusi sillet krejt ndryshe nga njëri mjedis në tjetrin.  Shumë projekte kërkimore janë ende në proces për të zgjidhur këto pikëpyetje”, thuhet në këtë studim, i cili është botuar bioRxiv.org.

Lexoni më poshtë studimin e plotë: 

studimi koronavirusi by Bardhi Quku on Scribd

Koronavirusi është përhapur shumë pak në vendet tropikale, megjithatë sipas shkencëtarëve Covid-19 mund të vazhdojë edhe gjatë verës, pavarësisht ngritjes së temperaturave

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV