Koronavirusi ka prekur ndjeshëm edhe Kukësin. Deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në gjashtë, ndërsa janë testuar 58 persona.
5 të prekurit e ditës së sotme mësohet se janë një infermiere dhe katër familjarë të infermierit të Urgjencës, i cili një ditë më parë u identifikua si rasti i parë në Kukës me koronavirus.
Infermieri dyshohet është infektuar me covid-19 teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.
Deri më tani në vendin tonë janë prekur nga koronavirusi 475 persona, 24 të tjerë kanë ndërruar jetë dhe 248 njerëz janë shëruar.