Covid-19/ Ndihma për futbollin? Rama: S’ka pse, marrin paga të majme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për masat që po merr qeveria e tij për ndihmën në paketa ekonomike si dhe procesin e rihapjes.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion”, Rama në fjalën e tij është ndalur edhe tek sporti dhe ka përsëritur edhe një herë se nuk ka ndërmend të ndihmojë futbollistët në këto ditë të vështira të koronavirusit.

Ai shtoi se pagat e futbollistëve janë të mjaftueshme për të përballuar disa muaj pa ndeshje, pasi sipas kreut të qeverisë lojtarët gënjejnë për shifrat që deklarojnë.

“Futbollistët në Shqipëri marrin paga shumë të majme, por deklarohen sikur kanë rroga fasonësh. Për këtë arsye, ne mendojmë se ata nuk kanë pse të ndihmohen nga shteti këtë periudhë.

Mund ta menaxhojnë fare mirë situatën me pagat e majme që marrin gjatë vitit”, -tha Rama./Fjala.al/

Të fundit

Pritjes i vjen fundi/ Nisin përgatitjet për “BBV3”, ja pamjet brenda shtëpisë (Foto)

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa...

“Më duhen 8 mijë euro”/ Gazetari publikon mesazhet, si Naim Murseli kërkonte para borxh

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se babai i Naim Murselit ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen...

Një iranian thyen rekordin, vendos 88 lugë të balancuara në trupin e tij

Një burrë iranian theu rekordin e tij botëror Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij. Abolfazl Saber Mokhtari,...

VIDEO/ Ngjarje e jashtëzakonshme, presidenti i klubit turk grushton arbitrin kryesor

E pazakontë, e turpshme dhe për të ardhur keq: Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, bën veprimin e papërgjegjshëm dhe të dënueshëm në fushën e...

Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV