Del nga burgu polici i rremë, vidhte qytetarët në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polici i rremë që vidhte banorët e Lapardhasë në Berat është liruar nga burgu. Vendimi nga gjykata e Beratit.

Mësohet se Ismet Hada, mashtruesi nga Lapardhaja që maskohej si punonjësi i Policisë së Shtetit dhe u merte para e sende të tjera me vlerë banorëve të zonës, është liruar nga burgu dhe mbyllur në “arrest shtëpie”.

Vendimi u mor nga gjykata e Beratit, e cila ka vendosur të mos pranojë masën e sigurisë “arrest në burg” të kërkuar nga prokurori Ledjon Tema,duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë prokurori Tema i tha trupit gjykues se personi i arrestuar Ismet Hida, ka kryer vjedhjen e dy qytetarëve duke i mashtruar.

Për të arritur qëllimin e mashtrimit, Hida përdorte një uniformë policie, duke iu prezantuar banorëve se ishte punonjës i Policisë së Beratit, dhe nëse nuk i jepnin para dhe sende të tjera me vlerë, ai do i arrestonte dhe i gjobiste, pasi qytetarët kishin thyer urdhërin për karantinimin.

43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”.

Sipas dosjes së prokurorisë Hada duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit, i ka marrë një shumë parash personit me inicialet R.K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, Hada i ka marrë një qytetari tjetër me inicialet P.B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, janë provuar vetëm dy raste, ndërkohë në ditët në vijim pritet që policia të identifikojë dhe persona të tjerë që kanë rënë preh e mashtrimit të Ismet Hada./Fjala.al

Të fundit

Sipas stinës, këto janë lista e ushqimeve që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve...

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është...

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar...

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për të nënkuptuar se vilën e...

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe. Qeveria ka hedhur...

Lajme të tjera

Web TV