Kuvendi/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal, rrëzohen dy dekretet e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi miraton të gjitha projektligjet në rendin e ditës, mes tyre ndryshimet në Kodin Penal si dhe rrëzon dy dekretet e Presidentit Meta për çështjen e pronave dhe ligjin anti-KÇK.

Sipas Ruçit janë pasqyruar në ligjin e miratuar edhe rekomandimet e Metës si dhe janë dakordësuar me shumicën dërrmuese të grupeve parlamentare.

Kjo do të thotë se masa apo dënimi më i thjeshtë për një qytetar për shkelje të masave është gjobë- burg 6 muaj kurse kur e ka bërë atë në një subjekt tregtar do të jetë deri në 2 vite burg.

Më tej moszbatimi i urdhërit të karantinimit nga mbartësi ose jo i sëmundjes infektive dënohet me 2-3 vite burg.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 2-5 vite.

Ndërkohë nëse shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur COVID-19 atëhere dënimi është nga 3-8 vite burg.

Dhe në fund kush shkakton nëpërmjet përhapjes së COVID-19 vdekjen e një njeriu tjetër dënimi parashikohet 5-10 vite burg.

Të fundit

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

Nga Auron Tare Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e...

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon ish-vjehrrit se i kanë rrëmbyer...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të realizuar këtë projekt do të...

Lajme të tjera

Web TV