Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në një azil në Itali, ku ndaj të moshuarve është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,
Policia italia ka arrestuar Maria Cristina Catalano, administratore e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve, Vincenza Bruno, 35 vjeçe dhe disa vartës për dhunë.
Të moshuarit në një azil pleqsh në Palermo të Italisë kanë pësuar dhunë, ku rriheshin sistematikisht dhe kërcënoheshin me thyerje këmbësh nëse lëviznin, si e si që ata që presupozohet të kujdeseshin për to, të mos kishin kokëçarje.
Policia e Palermos, njoftoi ditën e sotme se ka zbuluar këtë skandal dhe ka arrestuar gjashtë femra, që punonin në azil dhe paguheshin që t’u shërbenin të moshuarve.
“Mos luaj vendit. Po lëvize, do të të thyej këmbët. Kështu do ta qepësh”, – dëgjohet në një prej sekuencave filmike nga kamera përgjuese që ishin vendosur në azil.
“Duhet të vdesësh, vdis”, – dëgjohet një tjetër femër e paskrupullt duke folur gjithë revoltë ndaj pleqve të gjorë që janë strehuar në azilin e ndodhur te rruga “Emerico Amari” në Palermo, raportojne mediat italiane.
Si pasojë e dhunës që kanë ushtruar ndaj të moshuarve në pranga kanë rënë Maria Cristina Catalano, administratore e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve, Vincenza Bruno, 35 vjeçe, ndihmës administratore, si dhe punonjëset Anna Monti, 53 vjeçe, Valeria La Barbera, 28 vjeçe, Rosaria Florio, 42 vjeçe dhe Antonina Di Liberto, 55 vjeçe. Të gjitha akuzohen për keqtrajtim në bashkëpunim dhe të përsëritur ndaj të moshuarve të pambrojtur./Fjala.al/