Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Banka BKT e zhytur në çështje penale e gjoba nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Kombëtare Tregtare është e implikuar në një sërë skandalesh, të cilat janë bërë objekt i regjistrimit të çështjeve në prokurorinë e Tiranës.

Jo vetëm çështje penale, por janë qindra dosje civile dhe administrative të rregjistruara në gjykatë për Bankën Kombëtare Tregtare.

Por, në disa sondazhe anonime europiane vlerësohet si një ndër bankat kryesore në Shqipëri dhe me nivelin më të mirë. Por e kundërta ndodh me vlerësimin e opinionit në Shqipëri, pasi kjo bankë.

Shumë nga këto dosjet zyrtarët e Bankës Kombëtare Tregtare mundin ti mbyllin me marifet me drejtuesit e organeve të drejtësisë Shqiptare.

Shumë nga këto dosje mbyllen nga prokuroria e Tiranës por njëra prej tyre është çuar në gjyq me të pandehur një biznesmen dhe tre zyrtarë të Bankës Kombëtare Tregtare, ku mësohet se ende ky proces gjyqësor vijon ende në gjykatë.

Sipas prokurorisë administratori i firmës “Sulkja”, Lefter Sulkja dhe punonjëset e Bankës Kombëtare Tregtare, akuzohen nga se përmes mashtrimit i zhvatën Ardian Dauti, shumën prej 820 milionë lekësh të vjetra. Nën akuzë për mashtrim janë vënë biznesmeni Lefter Sulkaj dhe punonjëset e bankës, Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi, të cilat dyshohen se duke shfrytëzuar besimin e klientit Ardian Dauti, duket se kanë bindur këtë të fundit të hedhë në llogarinë e shoqërisë Sulkaj, shumën e majme.

Mësohet se biznesmeni i mashtruar në bankën e nivelit të dytë më konkretisht në BKT, kishte depozituar paratë e tij, dhe duke i besuar punonjësve të saj, ka pranuar ti kalojë lekët në llogarinë e kompanisë Sulkaj.

Prokuroria i akuzon tri punonjëset e bankës, se kanë vepruar për llogari të biznesmenit Sulkaj dhe e kanë bindur Ardian D., se ai ka mundësi për t’ia kthyer paratë, pasi kryen transaksione të mëdha bankare.

Gjithashtu për këtë skemë mashtrimi organi i akuzës padit edhe bankën për mashtrim, pasi ka dyshime se ka shkelur manualin, duke mos mbrojtur interesat e klientëve. Administratori i firmës “Sulkja”, Lefter Sulkja si dhe tre punonjëset e BKT-së, janë nën hetim prej një vitit nga Prokuroria e Tiranës dhe së shpejti pritet të përfundojnë në Gjykatë si të pandehur për veprën e mashtrimit në dëm të një klienti.

Lexo edhe :  Kreu i SPAK ngre alarmin: Zyrtarë të lartë të lidhur me krimin e organizuar

Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi së bashku me bankën ku ato punojnë pritet të ballafaqohen në Gjykatë me akuzën e Prokurorisë së kryeqytetit, për dyshimet se duke shfrytëzuar mirëbesimin e një klienti e kanë bindur atë të hedhë në një llogari tjetër shumat e 300 mijë dollarëve dhe 410 milionë lekëve.

“Veprimet në Bankën Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin, janë të provuara”-thuhet në dosjen hetimore. Prokuroria thotë se edhe Banka do të dalë si e pandehur përderisa nuk ka vepruar për të zbuluar veprimet e punonjësve që kanë shkelur manualin. Si rrjedhojë thotë Prokuroria mund të konkludohet se banka, nuk ka mekanizmat e duhur për të mbrojtur klientët e saj.

Veç kësaj çështje një dosje tjetër që bën fjalë pët penalizimin e Bankës Kombëtare Tregtare është dhe ajo ajo që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë. Kjo pasi falë një inspektimi të përbashkët i ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, DPPP dhe Bankës së Shqipërisë, kontrolli ka ngritur një numër “njollash të kuqe” mbi marrëdhënien e biznesit me kompani “offshore” të regjistruara në Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilat BKT ka transaksione me vlera të larta, por nuk ka dokumentacion të plotë ose nuk ka mbledhur mjaftueshëm informacion për qëllimin dhe natyrën biznesit dhe burimin e të ardhurave.

Duke i cilësuar këto mangësi si shkelje administrative serioze, dhe për faktin se ka pasur masa administrative të mëparshme, DPPP ka marrë vendimin për ta dënuar Bankën Kombëtarë Tregtare me një gjobë prej 3 milionë lekë të reja për shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave për identifikimin e pronësisë, strukturës dhe transaksioneve të klientit.

BKT është gjobitur gjithashtu me 2 milionë lekë për mosplotësim të detyrimeve për vigjilencën ndaj klientit. BKT i ka kundërshtuar gjetjet e aktit të inspektimit dhe e ka ankimuar çështjen në Gjykatën Administrative në Tiranë, e cila ka vendosur për rrëzimin e padisë dhe konfirmim e masës administrative. Tashmë BKT, po mundohet që këtë çështje ta zgjidhë në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku çështja është në dorë të gjyqtares Bernina Kondi.

Të fundit

Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?

Nadije Ahmeti   Energjia, transporti, sistemi bankar, tregjet financiare, shëndetësia, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, rrjeti digjital, administrata publike,...

Kërkesat për azil, Shqipëria dhe Kosova “thyejnë” rekordet

Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta. Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për...

Berisha mendon edhe për Metën: Çështja do shkojë në Hagë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po merret “seriozisht” me çështjen e Ilir Metës, duke e konsideruar arrestimin e tij si “trajtim çnjerëzor” dhe se...

Parlamenti “shpall falimentin”: S’kemi lekë për dieta

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një lloj “falimenti”, duke kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për të mbijetuar deri në fund të vitit. Pas...

Lajme të tjera

Web TV