Kërkesa e Kurtit për Lajčák: Bind serbët të braktisin idenë shkëmbimit të territoreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot pasdite Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, pati një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajčák.

Fillimisht z. Kurti e informoi z. Lajčák për situatën me sëmundjen COVID-19 në Republikën e Kosovës, si dhe për masat që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, e të cilat po respektohen maksimalisht nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, z. Lajčák e informoi z. Kurti se ai aktualisht është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës aktualisht është e fokusuar në luftën kundër COVID- 19, në të cilën luftë tani duhet të jenë bashkë të gjitha partitë politike pozitare e opozitare në Kosovë. Po ashtu, z. Kurti kërkoi nga z. Lajčák që ndërkohë ta bindë palën serbe që ta braktisë idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të jenë në kontakt permanent dhe që, sapo të tejkalohet situata me COVID-19, ta nisin dialogun Kosovë-Serbi.

Të fundit

Arsyet mbeten të panjohura, OpenAI konfirmon ndërprerjen globale të shërbimit

ChatGPT gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një ndërprerje në mbarë botën, siç konfirmohet nga OpenAI, zotëruesi i chatbot-it...

KFOR tregon forcën, stërvitje e përbashkët e ushtarëve shqiptarë e italianë

Ushtarë italianë dhe shqiptarë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W), së bashku me trajnerët hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRB), zhvilluan një...

Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i...

Zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE-së thirrje të rinjve: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u shpreh sot se, zgjedhjet e 11 majit janë historike, pasi për herë të parë qytetarët...

Për herë të parë në histori, Trump thyen tabunë, do të jetë prezent në Super Bowl

Për herë të parë në histori, një president i SHBA do të jetë i pranishëm në stadium, si spektator, për në ndjekur një finale...

Lajme të tjera

Web TV